Është zhvilluar Maratona e Tiranës, me mbështetjen e bashkisë Tiranë. Në fund të ceremonisë janë dhënë edhe çmimet përkatëse për disa kategori pjesëmarrësish. Cmime janë ndarë në kategorinë “win too”, në garën që zhvillohej për personat me aftësi ndryshe.
Në këtë kategori, vendi i tretë ka shkuar për Saimir Hustaveqin, i dyti për Ermir Karaj dhe vendi i parë për Florent Xhangollin.
Krahas medaljeve, janë dhënë edhe çmimet përkatëse për fituesit. Vendi i parë fitoi 750 euro, i dyti 650 dhe 500 euro shkuan për vendin e tretë.