Kampionati i basketbollit amerikan NBA vazhdon serinë e ndeshjeve edhe sonte. Spektakli i ligës më të fortë të basketbollit në Botë nuk “pushon” kurrë dhe jep “show-un” e rradhës sonte. Ndeshjet që spikasin janë ato mes Cleveland dhe Bucks, Warriors-Pelicans dhe Suns-Lakers.
Ekipi i Cleveland Cavaliers me në krye “mbretin” LeBron James do që të vazhdojë serinë e fitoreve dhe ndaj Bucks duket një ndeshje e lehtë në letër ku ekipi bardhekuq pritet të mos vuajë shumë. Një ndeshje e lehtë i pret edhe kampionët e Warriors. Ekipi nga Golden State që e nisi sezonin me një humbje kërkon kthesën ndaj Pelicans që nuk duken një kundërshtarë që mund të vërë në vështirësi Curry & CO.
Një takim që spikat është ai mes Phoenix Suns dhe Los Angeles Lakers. Ekipi legjendar kalifornian kërkon të rikthehet në nivelet e dikurshme pas një sezoni të kaluar ku ishte një katastrofë e vërtetë. Lakers kërkojnë të jenë sërish protagonistë dhe të nderojnë emrin e tyre në NBA.