NBA ka vazhduar me ndeshjet e radhës, ku emocionet kanë qënë prezente në çdo ndeshje.
Atlanta Hawks ka mundur 121-114 Milwauke Bucks, në një sfidë që pati gjithçka brenda. Gjithsesi, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Buck, ekipi i Atlantës bëri mirë në momente vendimtare, duke u kthyer kështu në shtëpi me fitore.
Orlando Magic është ndalur. Kjo skuadër ka pësuar disfatë nga Portland Trail Blazers. Takimi përfundoi 88-98.
Miami Heat nuk e ka ndërmend të tolerojë dhe vijon me rezultate pozitive. Miami triumfoi 104-99 ndaj Toronto Raptors, duke siguruar kështu fitoren e katërt në pesë takimet e fundit.