Gjysmëfinale e Champions League
Barcelona-Liverpool 3-0 (FT)
(Suarez 25, Messi 75′, 72′)
Barcelona shkroi sonte një nga netët më të bukura të Champions League. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Liverpoolit duke qenë kandidati kryesor për të shkuar në finalen e Madridit dhe për ta fituar. Ndeshja fillimish nisi e ekulibruar, por një kombinim midis Jordi Albas dhe Suarez bëri që uruguajani t’i shpëtonte mbulimit të mbrojtësve “të kuq” duke kaluar Barçën në avantazh.
Në pjesën e dytë Salah tentoi t’i rihapte ndeshjen, por portieri Ter Stegen ishte në maksimumin e tij sot. 15 minuta nga fundi i lojës, Barcelona sërish me lojën e saj realizoi golin e qetësisë, teksa ishte radha e Messit që të linte firmën e tij. Por 7 minuta më vonë, “Pleshti” realizoi ndoshta një nga golat më të mrekullueshëm të karrierës së tij duke gjuajtur saktë me të majtën topin në trekëndëshin e portierit Alisson. Barca pati shansin të mbyllte ndeshjen me rezultat tenistikm por francezei Dembele gaboi totalisht përballë Alisson.
Ndeshja e kthimit pritet të jetë thjesht një formalitet për Barcelonën, ndërsa Liverpool duhet të mendojë për Premier League-ën.
Mane godet në fytyrë Arturo Vidalin.