Lorenzo Insigne, Kalidou Koulibaly e Allan janë lojtarët që mnd të largohen në fund të sezonit nga Napoli. Mirëpo, sikurse raporton “Sportmediaset”, vetëm 1 prej tyre dotë ketë mundësinë të largohet.
Për Allan është shumë e interesuar skuadra e PSG-së, kurse për Koulibaly, e interesuar është Manchester United.
Ndërkohë mbetet për t’u parë si do të shkojë situata me Insigne.
Gjithashtu, tek nënkampionët e Italisë një çështje shumë e diskutuar është edhe ajo e lojtarit shqiptar Elseid Hysaj, i cili nuk e ka të sigurt qendrimin e tij në “San Paolo”.