Napoli është vënë në kërkimin e një gardiani të ri për mbrojtjen e katërkëndëshit në sezonin që po afron. Me largimin e David Ospina, ekipi napoletan për momentin ka vetëm Alex Meret. Gardiani i PSG Keylor Navas mund të jetë pjesë e Napolit për sezonin që vjen.
Një huazim për 2 vite dhe me një pagë 50% të mbuluar nga klubin parisien është një opsion shumë i pëlqyeshëm për Napolin. Ky opsion vjen dhe si rrjedhojë e marrëdhënjeve të mira mës dy klubeve. Transferimi i Fabian Ruiz tek PSG ka sjellë dhe ofertën e Napoli. Lojtari i napoletanëve duket që është shumë pranë zyrtarizimit.