Kaosi te Napoli, lojtarët dhe stafi teknik nuk kanë marrë asnjë pagë që nga fillimi i sezonit. Një situatë që ka sjell pakënaqësi te lojtarët në dhomat e zhveshjes pasi lojtarët nuk janë paguar për shkak të krizës së pandemisë së Covid-19 që ka prekur të gjitha klubet.
“Gazzeta dello Sport”, bën me dije se që nga fillimi i sezonit asnjë futbollistë nuk është paguar dhe një situatë e tillë të kujton problemet financiare që kanë skuadrat shqiptare që nuk paguajnë lojtarët. Drejtuesit e Napolit u kanë bërë me dije lojtarëve se do të bëjë transferimin e parë të pagave më datë 1 dhjetor për të shmangur irritimin e futbollistëve.