Champions League mbylli siparin ditën e djeshme duke i lënë vend sot emocioneve të Europa League. Në mbrëmje do të luhen 24 sfidat e javës së parafundit në këtë kompeticion. Nuk mungojnë përballjet interesante dhe duelet që do të vendosin fatin e shumë skuadrave.
Milani i Piolit kërkon me çdo kusht 3 pikëshin për të arritur vendin e parë në grup. Napoli i Hysajt e Rrahmanit do të ketë një ndeshje të fortë në letër pasi do të luajë në transfertë ndaj AZ Alkmar dhe fitorja është opsioni i vetëm për të kaluar grupin. Roma e Kumbullës ka siguruar kualifikimin e sot pritet të luajë me rezerva.