Interi vazndon të mendojë për të perfeksionuar skuadrën në merkato. Sikurse raporton Calciomercato.com, drejtuesit e klubit zikaltër tashmë i kanë hedhur sytë nga Spanja. Bëhet fjalë për një mesfushor dhe ai është Kampion Europë U-21 me Spanjën, Marc Roca.
22 vjeçari shihet si një mundësi shumë e mirë për 18 herë kampionët e Italisë, pasi klubi nuk ka më në planet e tij Radja Nainggolan, belgu i cili nuk preferohet nga trajneri Antonio Conte.