Futbolli është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së covid-19. Klubet shqiptare presin miratimin e Qeverisë dhe ditët e fundit ka pasur një takim mes FSHF-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë dritën jeshile. Në një prononcim për “RTSH Sport”, Arbër Çyrbja ka folur për këtë periudhë të vështirë që po kalon e gjitha bota e për qytetin e Durrësit janë dy goditje të forta pas atij tëmeti të nëntorit.
“Pas asaj që na ndodhi me tërmeti tani virusi, por ne duhet të vazhdojmë jetën. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhi me këtë pandemi pasi na duket sikur e hamë bukën kot sepse jemi mësuar të lodhemi cikk. Them se do të ndryshoj çdo gjë me kalimin e kohës e Durrësi është një qytet i bukur dhe me njerëz të mirë. Qyteti me turizmin mbahet e do ta shikojmë se çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës”.