Kukësi do të luajë ditën e sotme sfidën e parë për Kupë ndaj Shkumbinit, por e gjithë vëmendja është përqendruar të ndeshja e radhës ndaj Tiranës në kampionat. Humbja ndaj Bylisit ka bërë që fitorja ndaj bardhebluve të kthehet në detyrim për të treguar që janë një nga skuadrat pretendete për titull. Në një proncimin për “SuperSport”, ka folur edhe kapiteni i skuadrës, Besar Musolli. Mesfushori u shpreh se ndaj Tiranës, skuadra do të luajë vetëm për fitore si dhe u shpreh që afrimet e reja duan ende edhe pak kohë që të përshtaten me skuadrën.
“Na vjen keq për humbjen pasi siç dihet vajtëm për fitore në Ballsh.
Normalisht e kam thënë edhe disa herë të tjera që kemi bërë merkato të mirë dhe shumë cilësore. Do të përgatisimin më së miri ndeshjen ndaj Tiranës dhe do të dalim fitimtar. Lotjarëv e rinj duan edhe pak kohë për t’u përshtatur me skuadrën dhe më pas do japin maksimumin në fushë.
Është fillimi i kampionatit dhe nuk është se mendojmë humbje ndaj bardhebluve , por edhe nëse humbasim nuk është ndonjë gjë e madhe pasi kampionati është i gjatë dhe ka shumë ndeshje të tjera për t’u luajtur”, deklaroi ndër të tjera kapiteni Musolli.