Kukësi po vijon me intesitet përgatitjet për sezonin e ri dhe finalen e SuperKupës ndaj Partizanit më 18 gusht. Prej disa ditësh skuadra ndodhet në Mavrovë për fazën përgatitore dhe në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka folur dhe kapiteni Musollli.
“Janë 5 ditët e para të fazës, ështe e vështirë, po punojmë me dy senaca dhe jemi te kënaqur. Ishalla nuk kemi dëmtime në skuadër. Të gjithë përgatitje po e bëjmë me qëillim që të përgatitemi sa më mirë për Superkupën. Po bëjmë të pamundër që të jemi sa më shpejt gati për takimin e Superkupës pasi siç dihet është një finale dhe ne duam ta fitojmë.
Tani është një situatë pak e ndërlikuar por ne si futbollist e rëndësishme është të jet një kampionat sa më i fort dhe sa më konkurues pasi dhe për ne rritet dëshira për të punuarë dhe për të arritur sa më shumë
Gjithë këto vite objektivat e Kukësit janë të qarta dhe ke këtë vit do mundohemi të dalim kampion dhe të fitojmë kupën. Presim paraqitje sa më të mira dhe mos të kemi dëmtime në skuadër pasi kjo është më e rëndësishme për një futbollistë”, u shpreh Musolli.