Vedat Muriqi është përfolur prej ditësh për t’u larguar nga Fenerbahçe dhe gjitha aludimet duken se tanimë po marrin zgjidhje. Sipas “Sabah” presidenti Ali Koç dhe stafi i tij kanë biseduar për të ardhmen e shqiptarit. Shumë klube janë të interesuar për sulmuesin që spikati në këtë sezon në Superligën turke.
Napoli dhe Tottenham duan shërbimet e gjigantit, ndërsa në garë është edhe Burnley. Italianët kanë gati ofertën prej 20 milionë eurosh, ndërsa Fenerbahçe vështirë se do ta lëshojë pa 25 milionë euro. Pritet me interes të shihet se kush do të jetë e ardhmja e sulmuesit që fillesat e tij i ka pasur te Besa e Kavajës në kampionatin shqiptar.