Zhoze Murinjo ka analizuar gjer e gjatë suksesin e Francës përballë Belgjikës në Gjysëm-finalet e Botërorit, pas fitores 1-0. Sipas trajnerit të Manchester United “gjelat” e fituan ndeshjen falë kontraollit shumë të mirë të mesfushës, që solli më pas edhe një kompaktësi në të gjithë repartet e tjera, e kjo sipas “Special One” është meritë e Paul Pogba.
“Pogba luajti me shumë pjekuri, kur ishte nevoja për të mbajtur kontrollin e topit në mesfushë dhe t’i jepte qetësi skuadrës ai e bënte këtë gjë me shumë saktësi”, kanë qenë fjalët e Murinjos, i cili nuk i kurseu lavdërimet për futbollistin e tij te “djajtë e kuq”.