Zhoze Murinjo ka shpërthyer ndaj gazetarëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes që Manchester United fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Newcastle në “Old Trafford”.
Tekniku portugez ka shfryrë gjithë tensionin e javëve të fundit ku mediat kanë aluduar në vijimësi se ai do shkarkohej pas sfidës së sotme pavarësisht rezultatit në fushë.
“Jam 55 vjeç dhe është hera e parë që shoh një gjueti të tillë ndaj një njeriu. Sipas jush unë kam faj për çdo gjë. Unë kam faj kur bie shi në Londër apo kur nuk arrihet marrëveshja për BREXIT. Këtë rradhë e keni tepruar”, ishin fjalët e Murinjos pas ndeshjes.