Trajneri i Manchester United, Hose Murinjo ka konfirmuar se Bastian Schweinsteiger të qëndrojë në “Old Traford” edhe pas janarit.
32 vjeçari vuante nga një dëmtim i cili e la jashtë fushës së blertë që nga muaji mars. Por në ndeshjen kundër Uest Hamit, gjermani u aktivizua për 4 minuta në fitoren 4-1 dhe pati një pritje të ngrohtë nga fansat e një paraqitje të mirë.
Murinjo konfirmon se gjermani i ka të gjitha cilësitë për tu integruar sërish me ekipin. Gjithashtu kontrata e tij është e vlefshme edhe për 18 muaj të tjerë.
I pyetur nga gazetarët nëse Bastiani mund të qëndreojë në “Old Traford”, trajneri portugez ka deklaruar:
“Sigurisht që po. Në janar ai do të vendosë vetë se çfarë do të bëjë. Por fakti që ai u rikthye në fushë dhe po stërvitet me skuadrën është pozitiv. Po integrohet me mënyrën e lojës dhe filozofisë tonë ” ka përfunduar Murinjo