Bersant Celina ëshët rikthyer titullar me Swansean, në 90 minutëshin që po luhet kundër QPR. Pas një mungese dy javore, ndeshja e fundit ishte ajo me Preston në transfertë. Pikërisht në atë sfidë kosovari u ndëshkua me të verdhë në minutën e 71-të. Me Derbyn mungoi dhe pikërisht sonte është në 11-tën titular të trajnerit uellsian të Sëanseat, Cooper. Bersant Celina në sezonin 2019-2020 ka realizuar dy gola në Championship dhe përformancat kanë qënë nën mesataren.
Po të njëjtin ritëm kishte edhe sezonin e kaluar me Swansean, me assistet dhe golat që ishin me ”pikatore”. Futbollisti nga Kosova ka qënë pjesë e Tëente dhe Ipswich, por edhe e Manchester City. Kampionati është i gjatë dhe të gjithë po presin momentin e Bersand Celinës.