Ballkani shkarkoi pak ditë më parë nga drejtimi i ekipit Ismet Munishin. Klubi nga Suhareka nuk ka humbur kohë dhe ka filluar kërkimet për “timonierin” e ri. Një nga emrat më të përfolur është Orges Shehi, i cili ka drejtuar më parë Kukësin dhe Skënderbeun.
43 vjeçari i lindur në Durrës konfirmon bisedimet me Presidentin Arsim Kabashi (numri një i Ballkanit) për “Indeksonline”, teksa shprehet se mungon thjeshtë takimi përfundimtar.
“Po, jam takuar dje, kemi biseduar për rreth tre orë ku kemi lënë edhe një takim. Mënyra se si e perceptonim futbollin, kishim ide të njëjta.Ne gjithashtu perceptonim raportet e trajnerit me presidentin dhe ide se si mund ta zhvillojmë klubin. Presidenti me duket njeri pozitiv dhe me ide bashkëkohorë dhe që do të ngritë Ballkanin në nivelin më të larta” – Tha Shehi.