Luciano Spalleti bëhet gati të rikthehet në Serie A. 62-vjeçari mungon prej dy vitesh pas largimit nga Interi, ndërsa tani është gati për të nisur një aventurë të re. Mediat italiane bëjnë me dije se Spalleti ka pasur kontakte me presidentin e Napolit, De Laurentiss dhe palët duket se kanë gjetur një akord.
Napoli pritet të largojë trajnerin Gatusso dhe do t’i besojë stolin, Spalletit, një trajner me eskperiencë e që riktheu Interin në Champions League pas shumë sezonesh. Tashmë ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas mbylljes së Serie A që këtë fundjavë do të luajë ndeshjet e fundit dhe Napoli ka një shans të artë për t’u kualifikuar për në Champions pasi mjafon që të fitojë ndeshjen ndaj Veronës.