Etrit Berisha nuk do të jetë në lojë kundër Izraelit, pasi është i penalizuar. Portieri i Kombëtares shqiptare ka folur për ndeshjen kundër izraelitëve. “Gardiani” kuqezi ka deklaruar:
“ Te Izraeli ka individë të mirë, por nuk janë një ekip i pathyeshëm. Në fazën e sulmit kanë disa lojtarë që mund të krijojnë rrezik, por kemi edhe potencial për t’i ndalur. Lojtarët tanë janë në formë të mirë dhe besoj se këtë ndeshje do të jenë vendimtarë me golat e tyre. Duhet të mendojmë vetëm për këtë takim, sepse edhe motivimi dhe vetëbesimi do të rritet, më pas gjërat do të ndryshojnë gradualisht”, përfundon Berisha në faqen zyrtare në facebook.