Lajme të mira për Amir Abrashin. Mesfushori ishte një nga mugesat e mëdha të Kombëtares shqiptare për ndeshjet ndja Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. Abrashi ishte në listën e Reja për këto ndeshje, por dëmtimi i pësuar me Bazelit bëri që trajneri i Kombëtares mos ta grumbullonte.
31-vjeçari tashmë ka lënë pas dëmtimin dhe ditën e djeshme është rikthyer në stërvitje rregullisht me Bazelin. Është vet klubi zviceran që përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen lojtarit shqiptar. Me shumë mundësi, Abrashi do të jetë gati edhe për ndeshjen e kampionatit që Bazeli do të luajë ndaj Vaduz.