Erling Haaland ka pësuar një dëmtim, problem që pritet ta lërë disa javë jashtë fushe. Sulmuesi i Borusia Dortmund po kalonte një formë të jashtëzakonshme, duke arritur të realizonte 13 gola në 10 ndeshje të luajtura.
Është vetë sulmuesi i njohur që në rrjetet sociale ka bërë me dije: “Koha që të fokusohem për t’u rikuperuar. Do të kthehem më i fortë”. Një nga pikat kyçe të formacionit të ekipit gjerman është i detyruar t’i ndjekë ndeshjet nga tribuna.