Partizani do të luajë nesër kundër Vllaznisë në shtëpi, një ndeshje mjaft e rëndësishme për të besuarit e Ilir Dajës. Të kuqtë do të tentojnë të marrin fitoren, rezultat që do t’i çonte me një dorë te titulli. Mungesa e madhe e Partizanit në këtë ndeshje është Jasir Asani.
Mëngjërashi nuk do të jetë në fushë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve. Lojtari më në formë i të kuqve kërkon falje, ndërsa shpreh bindjen se shokët e tij të skuadrës do të marrin maksimumin ndaj shkodranëve.
“Një finale e fituam, por janë edhe dy! Më vjen keq dhe kërkoj ndjesë që nuk do të jem pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Vllaznisë për shkak të kartonëve. Por, jam i bindur se Partizani ka shumë luftëtarë dhe të gjithë do të japin më të mirën për ëndrrën e madhe. PMTP!”, shkruan Jasir Asani në faqen e tij në facebook.