Ilion Lika nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Tiranës kundër Skënderbeut e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Portieri bardheblu ka pësuar një dëmtim gjatë një seance stërvitore dhe në sfidën e së shtunës ai është i detyruar që ta ndjekë nga tribuna.
Një mungesë e rëndësishme kjo për trajnerin Ard Mema i cili i ka besuar këtë sezon katërkëndëshin e ekipit dhe shiritin e kapitenit. Në vend të tij pritet të aktivizohet Edvan Bakaj, ndërsa një javë më pas Lika do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij për 24-herë kampionët e vendit.
Kujtojmë që të shtunën Tirana do të presë Skënderbeun në “Selman Stërmasi”. Këtë radhë FSHF-ja ka vendosur që takimi të zhvillohet në orën 16:00, për shkak të problemeve të ndodhura me ndriçimin në impiantin bardheblu.