Berat Gjimshiti ka reaguar pas operacionit që do e mbajë një muaj jashtë fushe. Mbrojtësi kuqezi u dëmtua në sfidën që Shqipëria fitoi 0-1 me Hungarinë në transfertë, teksa pati probleme në krahun e majtë pas një përplasje me Berishën.
Futbollisti i Atalantës kaloi me sukses operacionin e djeshëm, duke thënë edhe fjalët e para. Gjimshiti ka treguar se gjithçka shkoi mirë dhe se do kthehet shpejt në fushë, teksa mund të nisë stërvitjen pas dy javësh. Mbrojtësi tregon se do ndjekë sot nga shtëpia Kombëtaren, në sfidën delikate me Poloninë.
“Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen në ditët e fundit. Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa më shpejtë në fushë. Sonte do bëj tifo nga shtëpia dhe i uroj shumë fat shokëve të skuadrës”, shkruan Berati.