Sokol Cikalleshi është mungesa e madhe e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit eleminator EURO 2020. Sulmuesi është I dëmtuar dhe për këtë arsye nuk është grumbulluar, por që ka qendruar gjithë këto kohë pranë skuadrës edhe pse nuk ishte në listë. Në një prononcim për “RTSH”, Cikalleshi është shprehur se sot dëshiron një goleadë ndaj Andorrës.
“Unë pësova dëmtimin direkt pas ndeshjes me klubin. Ditën e nesërme duhet të paraqitesh prandaj erdha. Erdha pranë doktorët të Kombëtares. Kisha dëmtim grada e parë, do qëndroj 2 javë. Fola me trajnerin dhe ishte i mendimit që duhet të isha pranë ekipit. Mendoj që sot duhet të hyjmë vetëm për fitore. Është një ndeshje që duhet fituar, por mos harrojmë që do të jetë ndeshje e vështirë. Sot jemi në kushtet që mund të arrijmë pikat më të larta në kompeticionet zyrtare.
Kemi lojtarë në nivele të mirë. Nuk kemi Mesin dhe Ronaldon. Bëjmë më të mirën duke qenë grup.
Uroj që mos të ndihet mungesa ime sot dhe sa të gjëjmë golin e parë nuk do të jetë e lehtë dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Do të uroja shumë që të kishim një goleadë sot dhe në këtë mënyrë të shënojnë sa më shumë. Do ta nis nga lojtarët e sulmit dhe nëse do të shtriheshin golat nga sulmi në mbrojtje do të ishte mirë. Në fillim kam dëshirë të shënojnë sulmuesit pastaj edhe ndonjë mbrojtës nuk do të ishte keq”.