Real Madrid arriti të fitonte dje me rezultatin 0-3, duke mundur në shtëpi Atletico Madridin. Kjo ishte ndeshja e 29-të për trajnerin Zinedine Zidan ku ka arritur të mos pësojë humbje. Ai ka kaluar Pep Guardiolën, që kishte 28 ndeshje pa humbje, por ka sërish rekorde të tjera për të thyer.
Para tij ndodhen dy legjendat e Real Madridit, Leo Beenhakker me 34 ndeshje pa humbje dhe Carlo Ancelottin me 31 takime.