Kapiteni i Skënderbeut Marko Radas beson se kampionët në fuqi të Shqipërisë do të kthehen në vendin që u takon. Në një prononcim për “RTSH Sport” pas fitores në takimin miqësor ndaj Tiranës 2-1 pranoi se bardhekuqtë nuk patën fat në muajin dhjetor duke lënë pikë të rëndësishme, që favorizuan rivalët e Partizanit dhe Kukësit për t’iu afruar titullit.
“Kishte probleme, në fillim, sidomos pjesa e parë kishte pak probleme. Por besoj se në vazhdimësi të fazës përgatitore do t’i rregullojmë edhe këto.
Shpresoj që do të japim më shumë, nuk kishim edhe pak fat. Nuk është se ishim kaq dobët, por mendoj se do të kthehemi aty ku ishim më para dhe shpresoj se që të fitojmë kampionatin”, përfundoi 34-vjeçari.