Mori në dorë skuadrën në momentim më delikat pas largimit të trajnerit Artan Mërgjyshi, por në dy ndeshjet e tij të para si trajner i Laçit ka arritur të mari 2 fitore shumë të rëndësishme. Bëhët fjal për ish-sulmuesin e Tiranës Migen Memelli. Dy fitore në dy ndeshjet e tij të para si trajner në Kategorinë Superiore, në Laç duket se kanë gjetur njeriun e duhur.
Pasi mundën Skënderbeun në “Selman Stermasi” laçianët do të kërkojn një tjetër fitore në po të njëjtin stadium, por këtë herë si “mysafir”. Në Laç besojn se mund të ndalin dhe Partizanin ashtu siç bënë ndaj Skënderbeut.Trajneri Memelli ka në dispozicion të gjithë skuadrën dhe nuk pritet të ketë shumë ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar. Kujtojmë që ndeshja e fazës së parë midis Partizanit dhe Laçit u mbyll në barazim pa gola. Në këtë ndeshje të dyja skuadrat vinë më në formë se kurrë.