Gian Piero Gasperini ka arritur të shkëlqej me skuadrën e tij Atalanta. Tekniku italian prej disa sezonesh ka bërë që Atalanta të jetë një nga skuadrat më të forta në Itali, gjithashtu është një hap larg kualifikimit në Champions League. Një gjë e tillë do të ishte historike për një skuadër të vogël si ajo bergamaske.
Por, aventura e tij me Atalantën mund të mbyllet pasi Gasperini ka një ofertë nga Roma. Akordi duket afër dhe tekniku italian mund të marrë drejtimin e skuadrës që nga sezoni i ardhshëm. Një kontratë deri në 2020 me një rrogë vjetore prej 2.5 milionë euro. Akordi duket afër dhe në fund të sezonit mund të vijë dhe zyrtarizimi.