Man United mori dje një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Arsenal në shtëpi. Sfida u vendos nga dopieta e Ronaldos dhe goli i Bruno Fernandez që i dhanë United 3 pikë me shumë vlera, Kjo ndeshje ishte edhe fundit për Michael Carrick që ishe provizor në stolin e skuadrës pasi klubi ka zyrtarizuar Rangnick.
Carrick largohet pas 16 vitesh nga Man United, ndërsa lidhur me këto ndryshime në skuadër ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ka vlerësuar ish trajnerin, ndërsa ka mirëpritur edhe teknikun e ri, Ralf Rangnick.
“Michael Carrick ishte një lojtar klasi dhe ai mund të bëhet një trajner i madh gjithashtu. Asgjë nuk është e pamundur për këtë djalë. Personalisht, jam krenar që kam luajtur me të në krah, si dhe me të si menaxher në stolin tonë. Por tani është koha për të mirëpritur trajnerin Ralf Rangnick në timon… Le të fillojmë!”, shkruan Ronaldo.