Pandemia që ka paralizuar globin ka sjellë një ngërç në aktivitetet e përditshme, me shqiptarët që vijojnë të qëndrojnë në vetëizolim. Në të tilla kushte nuk bëhet fjalë për sport, teksa Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar shkresë zyrtare klubeve të Superligës dhe kategorive të tjera.
Skenari i futbollit shqiptar është shpresëdhënës, pasi parashikohet se do të jetë pikërisht muaji maj ai që do rinisë gjithça me fushën e blertë. Kujtojmë se masat e marra nga Qeveria shqiptare kanë frenuar rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19 dhe nëse situata vijon të përmirësohet, atëherë futbolli mund të kthehet në mes-maj apo në fundin e po këtij muaji. Sigurisht klubeve do i jepet kohë për përgatitjet e nevojshme fizike.