Kosova U-21 është duke u treguar e pamposhtur në “Adem Jashari” të Mitrovicës. Sot Kosova U-21 ka arritur një fitore të rëndësishme kundër përfaqësueses U-21 të Azerbajxhanit duke e mposhtur me shifrat 2-0.Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Europianit të moshave U-21.
Goli i parë për Kosovën erdhi në minutën e 54 të ndeshjes nga Florent Hasani pas një rrëmuje para portës së Azerbajxhanit. 7 minuta më vonë Kosova shënoi edhe njëherë, kësaj here përmes Ardian Ismajlit.
Vlen të përmendim se Kosova gjendet në grupin e pestë të eliminatorëve për Kampionatin Europian të U-21. Me fitoren e arritur sot renditen në vendin e tretë në grup më pikë të njëjta më Irlandën. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Gjermanisë.
- Gjermania – 15
- Irlanda – 10
- Kosova – 10
- Norvegjia – 8
- Izreali – 7
- Azerbajxhani – 1