Futbolli në Serie A rikthehet me 20 qershor. Paulo Dybala ka qënë një nga lojtarët e prekur me Coronavirus, çka futbollisti i Juventusit e ka vuajtur shumë. Në një intervistë për mediat italiane, Dybala flet për formën e tij aktuale dhe pranon se nuk është më e mira e mundshme. Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe lumturia pasi rradhën tani e ka fusha e blertë.
”E kam kaluar virusin dhe tani ndihem mirë. Unë nuk jam në 100% të formës por jam mirë. Ne po stërvitemi dhe futbolli po rikthehet. Së shpejti do të bëjmë atë që duam më shumë” – shprehet Dybala. Juventusi pretendon titullin kampion, ku rival këtë herë ka Lazion. Se ksuh do ia dalë në fund mbetet të shihet…