Partizani e nisi vitin 2022 me një fitore bindëse 0-3 ndaj Egnatias në transfertë. Në debutimin e trajnerit të ri, Dritan Mehmeti të kuqtë nuk zhgënjyen, por bënë një paraqitje të mirë dhe dolën me 3 pikë nga “Arena Egnatia”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stenio Junior ka motivua akoma më shumë skuadrën duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një rruge të vështirë, por e rëndësishme është që të besojnë gjithmonë.
“Është vetëm fillimi i një rruge të vështirë drejt qëllimeve tona, ku gjëja e parë është që të të besojmë gjithmonë. +3 ja ku shkojmë, hap pas hapi!”, shkruan Stenio Junior në postimin e tij.