Arbitri kryesor Enea Jorgji ishte padyshim në lartësinë e tij në takimin e parë të kampionatit duke mos gabuar pothuajse asgjë. Një ndeshje me tension dhe shumë e luftuar është gjykar drejt nga arbitri elbasanas. I vetmi rast i diskutuar është ai i Trashit ndaj Maliqit në minutën e 26-të të pjesës së parë. Një goditje nga mbrapa dhe Trashi rrezikon të ndëshkohet me karton të kuq, por Jorgji e fal duke parë që është filimi i ndeshjes.
Penallti e shkaktuar nga Boldor nuk do shumë koment. Ethemi prek i pari topin, ndërsa qendërmbrojtë si i Partizanit në kohë vonesë pengon lojtarin e Kukësit. Për Jorgjinë nuk ka dyshime është 11-m.
Një tjetër rast për gjykim në ndeshjen e sotme është momenti i dy kartonave të kuq të Solomon dhe Lulaj. Lojtarët përplasen më njëri tjetër dhe sulmuesi i Partizanit godet me kokë Lulajn, ndërsa dhe ky i fundit reagon duke e shtytur. Jorgji vendos t’i nxjerr nga loja të dy me karton të kuq.