Në minutën e 17 të ndeshjes gjyqtari turko-gjerman, Deniz Aytekin, sinjalizoi për penallti në favor të Izraelit dhe karton të kuq për Berat Gjimshitin. Sipas rregullores së re të FIFA-s për gjyqtarët, lojtari i fundit nuk ndëshkohet me karton të kuq, por vetëm i verdhë, por duket se as rregullorja nuk ka hyrë në punë në këtë rast.
Po të mos hyjmë në rregullore, të shohim në video rrjedhën e aksionit, duket qartë që Gjimshiti nuk ka pasur kontakt me lojtarin kundërshtar dhe ky rast mund të mos jepej 11-metërsh. Karton i kuq për më tepër i dhënë në dëm të Shqipërisë, duket që gjithçka është e padrejtë.