Tomislav Bushiç ka arritur të shënojë golin e parë për skuadrën e Flamurtarit. Në minutën e 3-të të takimit kroati mposht portierin Kastrati. Por, sipas moviolës të bërë nga newsport.al rezulton se goli ka qenë i parregullt. Danilo Alvesh ndodhet para Bushiç në pozicion jashtë loje. Edhe pse braziliani nuk prek topin, goli është i parregullt dhe lojtari konsiderohet offside pasi është shumë afër me portierin duke u bërë shqetësues për pamjen e tij. Ndikon në pozicionin që ka. Është shumë afër distanca Alvesh me portierin durrsak, Kastrati.
Në këtë rast ka munguar bashkëpunimi midis kryesorit Cjapi dhe asitentit Pashaj. Cjapi duhej të jepte informacion që Alvesh është në një pozicion jashtë loje që e bën të vështirë pamjen e topit në momentin e goditjes nga Bushiç. Asistenti duhet të jepte informacion që ka një lojtar më të avancuar. Është pozicion jashtë loje. /NEWSPORT.AL/