Ndeshja Partizani-Kamza ka përfunduar me polemika. Tekniku Klodian Duro “thumboi” pas takimit se ekipi tij nuk luajti kundër Partizanit, por ndaj 14 vetave duke futur në “rreth” dhe grupin e gjyqtarëve. Ai kërkoi llogari se përse ndaj Partizanit nuk u dha kartona dhe faull në 3 raste.
Momenti më flagrant ishte në minutën e 84-t të ndeshjes, kur në një aksion të Kamzës Rolovic kishte hapësirë përpara dhe mund të provonte një rast të rrezikshëm, por mbrojtësi i kuq Belica e tërheq pastër nga fanela. Çuditërisht,kryesori Koçi nuk akordon as faull, as karton, por vazhdon avantazhin.
Ndërkohë tekniku Duro pretendoi se dhe në dy raste të tjera Kamza u dëmtua nga gjykimi i arbitrit Koçi, i cili nuk dha karton në një faull të pastër ndaj njërit prej lojtarëve të tij, por edhe në këtë rast nuk është dhënë faull dhe loja ka vazhduar.