Futbollisti me origjinë shqiptare, Justin Ferizaj ka marrë një ftesë nga skuadra e Romës për një javë trajnim në kryeqytetin Italian. Shkodrani 16 vjeçar është pjesë e moshave të Shamrock Rovers në Irlandë, ndërsa bën pjesë edhe në kombëtaren e moshave në vendin ishullor.
Ftesa për lojtarin shqiptar ka ardhur pas paraqitjeve të mira të djaloshit, teksa bashkë me të është edhe shoku i skuadrës, Sam Curtis. Nga 13 deri në 19 qershor, lojtarët do jenë pjesë e një zbori që Roma bën për të gjetur talentet e reja. Ulja e Mourinhos në stolin e ekipit të parë ka bërë që veç milionave të shpenzuara të hidhet vështrimi edhe nga talentet e Kontinentit të Vjetër.