Partizani U19 - Valletta U19
Në ndeshjen e kthimit mes Partizanit U19 dhe Valletta U19, në kuadër të UEFA Youth League (e njohur si Champions League për të rinj), skuadra shqiptare fitoi 4 - 0, përballje e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, Tiranë.
Në këtë sfidë, te ekipi i Partizanit golat u shënuan prej Leshajt (43’), Caushit (45+1’), Rrengës (53’) dhe Hysenit (68’). Po ashtu, në minutën e 58-të, Mali u përjashtua nga skuadra shqiptare me karton të kuq, pasi mori të dytin karton të verdhë.
Ndeshja e parë ishte fituar 2 - 0 nga Partizani, ndërsa rezultati i përgjithshëm shkon në 6 - 0. Në raundin e dytë, Partizani U19 do të “përplaset” me Hradec Kralove U19.






