Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Nuk ka “stop” për Partizanin: Pas arritjes historike, të kuqtë sfidojnë ekipin çek në turin e dytë të Champions League (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka “stop” për Partizanin: Pas arritjes historike, të
Partizani U-19

Partizani U-19 do të ketë një axhendë të ngjeshur sa i takon turit të dytë të Champions League. Pasi mposhtën Valettan në të dyja ndeshjet, 0-2 dhe 4-0, të kuqtë e moshave do t’i drejtohen turit të radhës për të vazhduar rrugëtimin e tyre historik.

Rivali i radhës i “Demave të Kuq” do të jetë Hradec Kralove U-19, i cili u cilësua dhe ekipi më i mirë i Çekisë edicionin e kaluar. Ndeshja e parë është e përcaktuar të luhet më 28 tetor në Shqipëri, ndërsa aajo e kthimit në Çeki më 4 nëntor, ku do të vuloset edhe fati i skuadrës që do të sigurojë “biletën” e kalimit më tutje.

Ekipi i Fatjon Muhametit po kalon një moment të shkëlqyer dhe fakti që sot hodhën një hap historik në kualifikimin në turin e dytë, flet shumë për punën e bërë me akademinë e Partizanit dhe ambiciet për të çuar përpara një projekt që do të thotë shumë edhe për “pasurimin” e ekipit të parë me të rinj premtues.  

Lexo gjithashtu