Janë mbyllur takimet për Kategorinë Superiore për moshat U-17 dhe U-19. Kështu në Superligën e 17 vjeçarëve për Grupin A, Kukësi ka mundur me rezultatin 1-0 Partizanin. Për këtë grupmoshë ka triumfuar edhe Vllaznia përballë Tiranës me rezultatin 3-1.
Te 19 vjeçarët Partizani është “hakmarrë” për humbjen e U-17 duke mundur Kukësin me rezultatin 0-1. Vllaznia ka aritur fitore të dyfishtë ndaj Tiranës ku ka triumfuar edhe për 19 vjeçarët me rezultatin 1-0. Për Kategorinë e Dytë , Partizani B ka mundur 1-0 Veleçikun.