Një nga më të spikaturit te Bayerni është Thomas Muller. Ai ka realizuar 20 assiste në sezonin 2019-2020, çka përmban një rekord më vete. Bëhet fjalë për 30 ndeshje gjithsej, ku ai ka dhënë kontributin e tij. Për të gjetur një lojtar që ka bërë diçka të tillë duhet të kthehemi në 2014-2015, kur De Bruyne arrinte këtë shifër, por në 34 ndeshje në total. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Henryn, i cili në 2002-2003 assistoi 20 herë në 37 ”beteja”.
Kjo tregon se pavarësisht se vitet kalojnë, 31 vjeçari mbetet i rëndëshëm në Mynih. Bayern synon këtë sezon titullin kampion, teksa kryeson kampinatin dhe ka 7 pikë më shumë se Dortmund. Gjithsesi, sa i përket titullit akoma nuk është thënë fjala e fundit.