Ylli Aga ka folur për derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 32-të të Superiores. Gazetari i njohur sportiv kërkon të zbusë tonet kritike ndaj të kuqve, pasi ata duhet të ishin skuadra që do të mbronin titullin kampion.
Pikërisht për këtë, Aga tregon se kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë që Partizani të fitojë titullin dy sezone rresht.
“Unë dua të minimizoj pak kritikat që Partizani do të ishte skuadra që do të mbronte titullin kampion. Dua të tregoj se një gjë e tillë, “double” daton në vitin e largët 1964.
Në çdo rast ka fituar kampionate, ka bërë pauza sepse ka pasur rivalitet të jashtëzakonshëm. Histori të kampionatit shqiptar”, tha Aga në emisionin Gol pas Goli.