Kastrioti ka barazuar 0-0 me Apoloninë. Ndeshja e javës së 21 në Kamzë ka parë dy skuadra që janë mbrojtur për të mos humbur, me rastet që kanë qenë me pikatore. Pjesa e parë ka folur për mesfushorët, teksa një rast ka pasur në 45 minutat e para.
Pjesa e dytë ka nisur më mirë për miqtë, që kanë goditur shtyllën me Krasniqin. 90 minutat janë mbyllur 0-0, me skuadrat që qëndrojnë në fundin e tabelës me nga një pikë më shumë.
Pas ndeshjes, për Gol pas Goli foli trajneri i Apolonisë, Fabrizzio Camaratta:
Pikë e merituar? Po, pikë e merituar. Natyrisht që ashtu si shkoi ndeshja jam I kënaqur sepse kishim rastet tona.
Lufta në fundin e tabelës? Duhet të mendojmë ndeshje për ndeshje, janë të gjitha finale. Skuadra ime I ka mundësitë të qëndrojë në Superligë.
Më mirë pika ? Skuadra ka bërë një ndeshje të mirë. Kemi pasur rastin më të mirë të ndeshjes.
Arbitrimi? Nuk më pëlqen të flas për këtë pjesë. Mund të gabojë edhe ai si gjithë lojtarët, ndonjë karton më shumë edhe duhej por nuk dua të flas për këtë. Arbitri bëri lojën e tij”, tha italiani.