Xhevahir Sukaj titullar kundër Korabit. Sulmuesi shkodran ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe tani është gati për t’u vendosur në urdhrat e trajnerit Starova edhe në ndeshjet zyrtare.
Sfida e radhës për të kuqtë është ajo kundër Korabit dhe një përballje e tillë shihet si një mundësi për Sukajn që ta nisë si titullar.
Një lajm i madh ky edhe për tifozët e Partizanit, pasi do të kenë mundësi të shohin në fushën e lojës sulmuesin shkodran, i cili sezonin e shkuar u kthye në një idhull për ta.