Ante Rebiç mund të jetë lojtari më i ri i Milanit. Sikurse raporton Calciomercato.com, është Drejtori Sportiv i klubit të Eintracht Frankfurt që e ka konfirmuar diçka të tillë.
“Rebiç? Po, klubet kanë arritur një akord”. Nëse gjithçka do të arrihet me sukses, atëherë, Rebiç do të transferohet tek Milani, kurse Andre Silva do largohet nga kuqezinjtë, për t’u bashkuar me Frankfurtin.
Nesër është dita e fundit e merkatos dhe gjithçka mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh.