Portieri i Manchester United, Sergio Romero ka pësuar një aksident të rëndë me makinën e tij. Lojtari u aksidentua pranë qendrës stërvitore të klubit, duke kaluar momente ankthi paraditen e sotme. Nga pamjet e para, makina ka dalë jashtë rruge si shkak i mungesës së kontrollit.
Gjendja shëndetësore është e mirë, me lojtarin që ia ka hedhur paq në këtë rast. Sipas mediave angleze, Romero u duk i shokuar në fillim dhe më pas erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Makina e tipit Lamborgini kapte vlerën e 200 mijë eurove dhe ky duket dëmi i vetëm.