Presidenti Ilir Meta prej kohësh po orientohet edhe nga bota e sportit, teksa herë pas here surprizon apo dekoron njerëz që kanë pasur një kontribut të veçantë në Shqipëri.
Kreu i shtetit shqiptar ka takuar sot dy ish-futbollistët e Vllaznisë dhe njëkohësisht të kombëtares kuqezi, Luan Vukatanën dhe Ser Dedjën. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, presidenti i Republikës shkruan:
“Kënaqësi sot të përjetoja momente të veçanta nostalgjie dhe mirënjohjeje me dy yjet e futbollit shkodran dhe atij kombëtar, Luan Vukatanën dhe Ser Dedjen, në miqësinë e shumë yjeve të tjerë”.